Procesi i votimit ka vijuar pa incidente në pjesën më të madhe të vendit. Në Shkodër janë hapur 211 qendra votimi për të pritur afro 270 mijë votues të cilët do të shprehin vullnetin e tyre. Në tre qendra procesi nisi me vonesë për shkak të problemeve teknike që u shkaktuan nga pajisja e identifikimit.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka shoqëruar një person në komisariat pasi dyshohet që ka fotografuar fletën e votimit.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe djali i saj hodhi votën e saj teksa u shpreh se vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të hyjë në një kapitull të ri.

 

“Jam e sigurtë se ndryshimi  fillon te kutia e votimit dhe sot është një ditë ku do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste një votë ndëshkimi për të gjithë ato që kanë zgënjyer dhe kanë tradhëtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot fillon një kapitull i ri”.

 

Edhe në Lezhë situata paraqitet e qetë. Qytetarët e Lezhës u drejtuan ne 249 qendra votimi për të hedhur votat. Por, për shkak të vakancave të krijuara në radhët e operatorëve të pajisjeve elektronike në disa nga qendrat e votimit është vendosur që të kryhet manualisht. Por, vonesat shkaktuan rradhë të gjata dhe grumbullime duke mos repsektuar masat anti-Covid.

Në Gjirokastër, procesi i votimit po vijon normalisht, ku pengesa më e madhe mbetet ngadalësimi i identifikimit të qytetarëve për arsye mosfunksionimi i pajisjeve ose kamerave. Me të njëjtën problematikë po përballen edhe qytetarët e Dibrës.

Në Fushë Kuqe, Fushë-Krujë, Laç, Mamurrash dhe Milot situata është e qetë ku pjesëmarrja është shumë e madhe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *