Lëvizja për Ndrysim ka zgjedhur Lezhën që të çelë zyrtarisht fushaten elektoralë për zgjedhjet e 25-prillit.Gjatë prezantimit të kandidateve të kësaj force politike për Qarkun e Lezhës, drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka ftuar publikisht për një debat publik drejtuesit e partive kryesore në vend Edi Ramen, Lulzim Bashen dhe Ilir Meten.

 

“Sot u kërkoj atyre dy gjëra, që së pari, të bëjnë transparencë për pasurinë e tyre dhe së dyti, meqë sot ka filluar fushata elektorale, po ju bëj një ftesë që të dalin në një debat publik. Unë ftoj Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën që të dalin në debat publik së bashku me mua për të bërë bilancin e politikës së tyre individuale dhe tu tregojnë shqiptarëve se çfarë kanë bërë këto tre personazhe dhe ku e kanë çuar Shqipërinë pasi kanë provuar të gjitha pozicionet e ekzekutivit. Nuk ndodh kurrë në asnjë vend të botës të kesh të njëjtat figura për tre dekada pasi kanë provuar të gjitha pozicionet e qeverisjes.”

 

Ajo ka akuzuar opozitën për vjedhje të sloganit, duke deklaruar se është absurditet të presësh ndryshim nga Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët janë të provuar në qeverisje.

 

‘Kur dëgjoj se ato pasi kanë vjedhur edhe fjalën ndryshim nga logoja jonë. Të thonë se ne jemi ndryshimi janë qesharakë! Të jetë ndryshimi Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, është sikur këtu në vendin tonë nuk ekziston askush tjetër përveç tyre dhe familjes së tyre.’

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *