Subscribe

Nga nesër për Jozefina Topallin nisin 30 ditët e fundit të betejës së saj më të rëndësishme politike, një betejë kundër klasës ekzistuese politike, ose siç i quan ajo tre kryetarët.

Topalli nuk synon të marrë 71 mandate, raporton Vizion Plus, por në mënyrë të qartë ajo kërkon të marrë mandate aq sa për të përcaktuar kryeministrin e ardhshëm të vendit

 

JOZEFINA TOPALLI

“LEVIZJA PER NDRYSHIM”

“Besojmë se do të bëhemi faktor i rëndësishëm për t’i larguar nga skena politike dhe për të filluar procesin e krijimit të një elite të re politike. Boll më me 3 persona që në 3 dekada kanë vendosur çdo gjë dhe kanë pasur një impakt që ka shpartalluar jetën e shumicës së shqiptarëve.”

 

Topalli hyn në këtë fushatë me tre parime kryesore; lufte kundër korrupsionit, beteja kundër papunësisë dhe sfida për rend e siguri.

 

Dhe kur bëhet fjalë për korrupsionin, Topalli ka një ide se ku duhet të nisë vetingu.

 

 

“Pse nuk fillojmë pak prej hetimit të pasurisë të 3 kryetarëve të partive. Le të fillojmë njëherë këtu, sepse ata janë oligarkët e vërtetë.”

 

Por edhe pse beteja e saj është kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës; Jozefina Topalli është e djathtë dhe lëvizja e saj është e djathtë.

 

 

“Luzim Basha shpartalloi të djathtën shqiptare dhe e zhduku nga spektri politik shqiptar. Lëvizja për ndryshim është një lëvizje e djathtë me njerëz që vijnë me histori familjare me kontribut të madh në shtetin shqiptar dhe lëvizjen anti-komuniste dhe që përfaqësojnë të djathtën shqiptare. Unë jam e djathtë, ata janë të djathtë dhe ne kërkojmë që të rikthejmë të djathtën në skenën politike shqiptare.”, thote per Vizion Plus.

 

Në këtë garë zgjedhore nuk janë të pakta forcat e reja që u bëjnë thirrje shqiptarëve për ndryshim; mbetet për t’u parë në 25 prill nëse Jozefina Topalli e kolegu i saj Astrit Patozi së bashku me forcat e tjera do të arrijnë të thyejnë bastionet e PS e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *