Subscribe

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e ka cilësuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si largimin më të turpshëm në 3 dekada në skenën politike shqiptare.

 

JOZEFINA TOPALLI

ISH-NENKRYETARE E PD

“Është largimi më i turpshëm në 3 dekada në politikë; në të majtën, të djathtën, në të qendrës.”

 

Topalli argumenton se Basha jo vetëm humbi çdo beteje zgjedhore; u shkarkua nga delegatet ne kuvendin e 11 dhjetorit, nga anëtarësia një jave me vone, shënoi humbjen me te thelle historike ne 6 mars për PD dhe humbi mbështetjen e çdo deputeti demokrat. Por sipas saj largimi I Bashës nuk është i vërtetë.

 

“Unë kam thënë që është ngrirë për herë të dytë dhe cdo gjë që ka ndodhur pas deklaratës së tij, të rremë përsëri, dëshmon një film të parë në 2017.”

 

Por Topalli eshte kunder rezolutes per bashkim qe lexoi Alibeaj pak dite me pare kur vendosej si kusht per bashkimin largimi I Berishes.

 

“Të zhytësh, të shkrish partinë, siglën e së cilës ti e mban me dhunë dhe pasi ta shkrish të vazhdosh ta mbash fort karrigen edhe ti kërkosh tjetrit që të ikë. Është njëlloj si pasi të humbësh zgjedhjet politike ti kërkosh atij që është zgjedhur kryeministër të ikë se unë kam humbur.”

 

Dhe sipas Topallit pavaresisht se bashkimi i PD eshte i rendesishem, ai nuk duhet te jete mekanik.

 

“Unë nuk hyj në grupin e njerëzve që mendojnë se duhet të bashkojmë këto që kanë një karrige sot. Sigurisht që nuk është për tu përjashtuar asnjëri por unë e shoh shumë më gjerë. Dhe dua të shoh më të vërtetë, më me rrënjë sesa thjehst kaq, se kjo do të ishte fasadë. “      

 

Topalli e cila eshte pjese e PD prej viteve 90, gjykon se te gjitha ngjarjet e fundit ne partine demokratike duhet te sjellin nje reflektim.

 

“Në atë që mendojmë se e kemi për garanci, demokracinë, votën etj, vjen një personazh dhe rrëzon cdo gjë. Dhe për më tepër krijon kulturën tek një brez prej 10 vitesh të cilët shohin se ka politikanë që jo vetëm kanë humbur në mënyrë seriale, por kanë shitur në mënyrë seriale opozitarizmin dhe ti mund të vazhdosh të mbash karrigen. Ëshë gjeja më jopolitike, është gjëja më turpëruese për një forcë politike”

 

Per Jozefina Topallin partia demokratike duhet te hapet ndaj figurave te reja, te riktheje vlerat e opozitarizmit, te vendose prioritet luften kunder korrupsionit per tu shnderruar ne jnje alternative pushteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *