Subscribe

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion renditi pasuritë e sekuestruara gjatë operacionit ndërkombëtar “Shpirti”. Sipas SPAK, vlera e pasurisë së sekuestruar kap disa milionë euro.

 

“Masat parandaluese të pasurive dhe konkretisht sekuestro preventive që i përkasin sekuestrimit të pasurive të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si apartamente, troje, restorante, njësi tregtare, (12 pasuri të paluajteshme), 4 (katër) shoqëri tregtare bashkë me asetet e tyre dhe disa automjete, të cilat arrijnë në vlerën e disa milionë euro.”

 

Operacioni “Shpirti” vjen në vijim të operacioneve “Kulmi” dhe “Shefi”, të zhvilluara më herët, po në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

 

Në tërësi, sipas SPAK, janë sekuestruar gjashtë tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashash. Kësisoj, organizatave kriminale u janë “hequr nga dora” të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milionë euro.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *