Subscribe

Kryeministri Edi Rama dha një koment për reagimin që ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri të hënën për të inkriminuarit në lista, duke përmendur rastin e Tom Doshit që është shpallur “non grata” në SHBA.

 

Rama tha para gazetarëve se historia e kundërpërgjigjeve të tij ndaj Kim është bërë telenovelë. Ai theksoi se e di vetë detyrën e tij dhe se nuk është e nevojshme të përdoret ambasadorja si karrem.

 

“Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane, nuk do jap asnjë përgjigje se keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Faktikisht përgjigjia ime lidhur me pyetjen që mu bë ishte e thjeshtë, e qartë: s’ka nevojë të më vini përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam para ligjit e njerëzve se këtë e di vet e nuk ka nevojë të ma përdorni ambasdoren si karrem për të bërë ju telenovela. Kështu që, Cshtë e pakutimtë qe krijoni telenovela të kota në publik”, tha Rama.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *