Kreu i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi ka reaguar pas thirrjeve të vazhdueshme të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim.

Gjatë prezantimit të listës së kandidatëve të Tiranës, Doshi theksoi se është mbështetës i Amerikës dhe se korrupsioni është shqetësimi më i madh i tij.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, Doshi u shpreh se është njeriu kyç që mundësoi kalimin e kësaj reforme në Parlament.

“PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh! Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë rshqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament. PartiaSocialdemokrate e Shqipërisë do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje”, deklaroi Doshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *