Pa kaluar ende 24 orë nga shpërthimi tronditës në Bejrut, në rrugët e kryeqytetit Libanez mbizotëron frika dhe paniku, ndërsa njerëzit kërkojnë familjarët e tyre nën gërmadhat e ndërtesave të shembura.

Shumë njerëz menduan se bëhej fjalë për një tërmet, pasi përpara shpërthimit një lëkundje toke mbi 4 ballë përfshiu qytetin.  

“Sapo dëgjuam shpërthimin e parë dolëm të shikonim se çfarë po ndodhte. Nuk kishim kohë të mendonim që mund të kishte një shpërthim të dytë. Xhamat e dritareve shpërthyen para meje.”

“ Ne ishim në shtëpi dhe menduam se bëhej falë për shpërthim fishekzjarrësh. Vetëm pak sekonda më vonë presioni i ajrit na tronditi”

“Unë ndodhesha në shtëpinë time e cila ndodhet larg nga këtu, e dëgjova shpërthimin e parë pasi shtëpia u lëkund, dhe pastaj shpërthimin tjetër të madh, dhe në ato moment isha i shqetësuar vetëm më gruan dhe fëmijët e mi”

Disa persona kanë shpërndarë ne rrjete sociale momentin kur shpërthimi tronditi shtëpitë e tyre, të fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Nje tjeter video tregon çastin e shpërthimit gjatë xhirimeve të klipit të martesës.

Një tjetër video që ka marrë vëmendje është edhe momenti kur një prift po kryente ritet kishtare. Ai  nuk është trembur nga shpërthimi, pavarësisht se muret e kishës filluan të dridhen.

Shkalla e eksplozionit në Bejrut ishte aq e madhe, sa përveç viktimave e të plagosurve, mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *