Operacion policor i koduar “Bagazhi i fundit” çoi në pranga 2 punonjës të ngarkim – shkarkimit të bagazheve, në aeroportin e rinasit.

Ata dyshohen për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve, ndërsa edhe dy punonjës të tjerë janë vënë nën akuzë dhe do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Këto para që iu sekuestruan dy hajduteve i përkasin një udhetari të cilit iu vodhën në bagazh gjatë nisjes nga aeroporti i rinasit. Ai bëri kallzim në policinë e rinasit pasi konstatotoi mungesën e 4800 eurove në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.

Nga hetimet ka dyshime se punëtorët e ngarkim-shkarkimit të cilët rekrutohen nga koncensionari i aeroportit, janë përgjegjës të paktën edhe 4 raste te tjera ku janë vjedhur bagazhe, ne dy raste vlera monetare dhe në dy të tjera bizhuteri floriri.

Vjedhja e bagazheve është një problematike e hershme dhe policia e Rinasit i ka kërkuar kompanive ajrore që te vendosin kamera tek barku avionëve si dhe koncesionarit vendosjen e kamerave tek dhomat e punonjesve, kërksa kto që janë injoruar.

Pas supergrabitjes së rreth 6 milion eurove më 9 prill brenda pistës, siguria e aeroportit u mor nën kontroll total nga polici e shtetit ndërsa autoritetet njoftuan se do të rishikojnë kontratën me TIA-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *