Drama në Itali nuk ka fund. 793 persona kanë vdekur në Itali vëtëm këtë të shtunë. E pabesueshme por për fat të keq, një lajm zyrtar I bëre I ditur nga kreu I emergjencave Borrelli në daljen për mediat mbrëmjen e kësaj të shtune.

Në total numri I viktimave në shtetin fqinjë nga koronavirusi ka shkuar në  4825. Lombardi është rajoni me shifrat më dramatike, 546 të vdekur nga e premtja në të shtunë ndërsa Emilia Romanja ndjek me 109 viktima në orët e fundit.

Rritje e madhe është edhe ajo e të prekurve të rinj të cilët janë mbi 4800 në vetëm 24 orë, e ku edhe në këtë rast është Lombardi që mban vendin e parë me mbi 3100 raste.

Aktualisht janë paciente pozitiv 42 681 ndërsa të shëruar janë 6072 persona nga të cilët rreth 1 mijë vetëm këtë të shtunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *