Një aksident tragjik me tre të vdekur ndodhi  rreth orës 23:30 të së enjtes në Kodër-Kashar në Tiranë.

Një automjet tip Opel humbi kontrollin dhe u përplas me murin ku fatkeqësisht humben jetën dy vëllezër dhe kusheriri i tyre, ndërsa drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut në Spitalin e Traumës.

Viktima te aksidentit fatal, raporton Vizion Plus, janë dy vëllezërit Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç dhe i afërmi i tyre Dashamir Dema 50 vjeç. Viktimat janë gjithashtu të afërm të shoferit, 29-vjeçarit Zija Murati. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Makina e drejtuar nga 29-vjeçari, doli nga rruga dytësore duke u përplasur me murin. Siç duket nga pamjet, automjeti është i shkatërruar komplet.

Policia dyshon se shoferi mund të ketë qënë nën efektin e alkoolit. Mjekësia ligjore i mori kampionin e gjakut për të bërë analizën nëse ka konsumuar alkool apo jo. Ndërkaq efektivët e rrugores ishin në vendin e ngjarjes duke mbledhur te tjera prova për ngjarjen e rëndë.

Në 5 ditët e para të muajit mars janë shënuar 6 viktima dhe 16 të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *