Të paktën 18 persona, kanë humbur jetën deri më tani nga përmbytjet që kanë përfshirë Jordaninë. Shumica e personave që kanë humbur jetën janë fëmijë.

 

Sipas autoriteteve vendase, një autobus me 44 fëmijë dhe mësues, të cilët po zhvillonin një udhëtim u rrëmbye nga shirat.

 

Mediat raportojnë se ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 37 persona deri më tani.

 

Ndërkohë që flitet për shumë dëme materiale, ku mes të cilave bëhet e ditur se një Urë mbi Detin e Vdekur u shemb si pasojë e shirave me intesitet të lartë.

 

Këto janë rreshjet e para ne Jordani pas përfundimit të sezonit veror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *