Për pak sa nuk ka përfunduar tragjikisht përurimi i parkut të lojërave Gardaland në Verona të Italisë. Shkak për këtë është bërë një black out energjetik që ka bërë që një familje izraelite të qëndrojë me kokë poshtë në 30 metra lartësi në lojën më të rrezikshme me vagonë.

 

Eshtë dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë që të tërheqin pas vagonin dhe më pas të evakuonin një nga një pjesëtarët e familjes. Fatmirësisht nga ky incident nuk është lënduar askush.

 

 

Drejtuesit e parkut Gardaland bëjnë përgjegjëse “Enel” për incidentin. Megjithatë ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një incident.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *