Një tjetër tragjedi ka ndodhur ne brigjet libiane, ku 97 emigrante rezultojnë te zhdukur, pasi gomonia me te cilën udhëtonin 126 persona u mbyt ne Mesdhe. Shifra e viktimave është konfirmuar nga roja bregdetare libiane, qe u angazhua ne operacionin e shpëtimit. Por fatkeqësisht, vetëm 29 emigrante arritën te mbijetojnë, pasi forcat detare libiane nuk disponojnë mjetet e duhura per kryerjen e operacioneve te tilla ne det. Gomonia u shpua dhe me pas nisi te fuste ujë. Libia është nje nga pikat e nisjes se emigranteve afrikane qe kalojnë Mesdheun per te mbërritur ne Europe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *