Raportet e fundit dëshmuan se të gjithë personat që përdorin versione të vjetra Windows-i në kompjuterët personalë por edhe në celularë, kane rene pre  e përgjimeve.

 

Sikurse u bë me dije dyshohet se këto përgjime kryhen nga vetë Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA, qe besohet se ka marre informacionet rivate te miliona personave.

 

Por ekspertët e Microsoft Corporation konfirmojnë se përdoruesit e tyre duhet të ndihen të sigurt nëse u bëjnë update sistemeve të tyre të operimit.

 

IT-ja Philip Misner tha se edhe versionet e vjetra të Windows janë të sigurt, por jo plotësisht. Ai shtoi  se kompania ka identifikuar 3 programe që arrijnë ta thyejnë këtë zinxhir.

 

Prandaj, e vetmja zgjidhje për të qëndruar të qetë online, shkruan Misner është rifreskimi i vazhdueshëm i sistemeve të operimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *