Koreja e Veriut provokon serish duke lëshuar katër raketa balistike drejt detit te Japonisë. Kryeministri japonez Shinzo Abe e ka cilësuar ketë nje faze te re kërcënimi, ndërsa ka sqaruar se tre prej tyre ranë ne zonën ekskluzive ekonomike te Japonisë. Nuk dihet ende tipi i raketave te lëshuara. Ndërkaq, ushtria amerikane ka njoftuar se nuk ka rrezik per Amerikën Veriore, ndërsa zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Mark Toner dënoi lëshimin e tyre, qe është shkelje e rezolutave te OKB.