Subscribe

Teksa vendi është përfshirë nga ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, gjyqtaret godasin serish ligjin e Vetingut. Dy shoqata kane dorëzuar aktpadinë ne Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë shfuqizimin e disa neneve, qe lidhen me pastërtinë e figurës dhe lidhjeve te gjyqtareve dhe prokuroreve me krimin e organizuar.

 

 

Gjyqtaret kundërshtojnë shtrirjen e kontrolleve në kohë, për lidhje të mundshme midis gjyqtarëve, prokurorëve dhe pjesëtarëve të krimit të organizuar, duke filluar nga 1 janari 2012 per te cilat thonë se janë ne tejkalim te normave kushtetuese. Unioni e shoqata e gjyqtareve, duket se e kane ndërmarrë kete hap ne fshehtësi, pasi padia mban datën një qershor.

 

Ne padinë dërguar Gjykatës, kërkohet shfuqizimi i neneve qe përcaktojnë kriteret minimale te ngritjes ne detyre. Një tjetër pikë është dhe përdorimi si provë në procesin e rivlerësimit të informacioneve konfidenciale, si përgjimet telefonike parandaluese të bëra nga agjenci ligjzbatuese dhe informacioneve të dhëna nga oficerë dhe agjentë të policisë gjyqësore.

 

Një tjetër nën i kontestuar i ligjit të vetingut ka të bëjë më të drejtën e gjyqtarit dhe prokurorit për të dhënë dorëheqjen gjatë procesit të rivlerësimit të integritetit të figurës, që sjell si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit.

 

Ligji ka parashikuar që gjyqtarët dhe prokurorët mund ta ushtrojnë këtë të drejtë jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e tij. Sipas shoqatave, ky përcaktim është jokushtetues dhe subjektet duhet të kenë të drejtë të japin dorëheqjen dhe, si rrjedhim, ta ndërpresin kontrollin gjatë gjithë procesit të vetingut.

 

Pervec vetingut  shoqatatat kundërshtojnë edhe ligjin per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Ligji tjetër qe është goditur ne Gjykatën Kushtetuese është ai per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *