Pas grabitjes në Durrës një tjetër grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Fushë-Krujë, ku maskat kanë vjedhur një makinë.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë zënë pritë duke grabitur një makinë në Thumanë. Pronari i makinës tip ‘Benz’ me targa AA046TA është nga Kukësi. Autorët kanë marrë makinën dhe janë larguar.

 

Ndërkohë nuk dihet akoma asnjë informacion zyrtar në lidhje me grabitjen e makinës në Fushkrujë dhe nëse ngjarjet e kësaj të shtune kanë lidhje me njëra tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *