Subscribe

Edhe kjo fundjavë do të kalojë në izolim. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook”. Sipas tij, masat duhet të vijojnë që të mbajmë virusin nën kontroll.

“Fundjava do të jetë sërish e bllkuar, e shtuna e diela do të jetë sërish e izoluar, siç ishte javën e kaluar. Të gjithë në shtëpi, pa përjashtim. Jemi në një situatë pozitive, por situata pozitive përmbyset sapo ne lëshohemi. Ku ka kryeministër në botë, edhe më i çmenduri dhe më i keqi në botë që të dojë t’i shtojë vetes së vet halle kaq të mëdha sa halli i kësaj situate dhe halli për të qenë në shënjestër nga mallkimet e njerëzve. Më thoni çfarë të doni mua, I gëlltis të gjitha. Çfarë mendoni, se është kënaqësi kjo? Jo mor jo, nuk është kënaqësi.”

Kjo do të thotë që gjithçka do të mbyllet nga kjo e premte në orën 17.30 deri të hënën në orën 05.00. Të vetmit që përjashtohen nga kufizimi i lëvizjes janë policët, stafi mjekësor dhe mediat.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *