Fitorja e katërt rresht për Romen e Luciano Spaletit ne nje ndeshje te komplikuar ku duhej mjaft durim per te rrëmbyer tre piket. Ne takimin hapes te javës se 25 te kampionatit italian, Roma fitoi me rezultatin 3-1 ne Modena ndaj Karpit, duke u ngjitur ne vendin e trete ne renditjen provizore. Pas nje pjese te pare te mbyllur me rrjeta te paprekura skuadra nga kryeqyteti zhbllokoi shifrat ne minutën e 56 me Digne. 5 minuta me vone Karpi kthehu gjithçka ne baraspeshe me Lasagna. Pavarësisht golit te pësuar, Roma nuk e humbi qetësinë dhe arriti ne fund ta kthente gjithçka ne favor te saj. Ne minutën e 84, Xheko kaloi përsëri ne avantazh miqtë ndërsa nje minute me pas, mbylli ndeshjen me golin e egjiptianit Salah. Me këtë rezultat, tashme Fiorentina dhe Inter zyrtarisht janë vene ne ndjekje te Romes.
Porto triumfon ne ‘O Classico’
Porto hapi edhe njëherë luftën per titullin e këtij sezoni, teksa arriti te merrte tre pike ne te ashtuquajturën “Klasikja e Portugalisë”. Ne supersfiden qe hapi edhe javën e 22 te kampionatit portugez, dragonjtë përmbysen shifrat duke fituar 2-1 ne Da Luz ne kështjellën e Benfikes. Te përkrahur edhe nga nje tifozeri e zjarrte ne nje stadium te mbushur, u duk se do te ishte nje ndeshje e lehte për shqiponjat kur qe ne minutën e 18 greku Mitrogolu mposhti portierin Kasijas, i cili me pas per minuta te tera do te ishte heroi i mbrëmjes per miqtë me pritjet e tij. 10 minuta me vone, Porto barazoi rezultatin me nje goditje mjeshtërore te meksikanit Herrera. Te zote e shtëpisë u hodhën ne sulm, por Porto fale edhe ikonës spanjolle ne porte, arriti te neutralizonte rastet e krijuara. Ne minutën e 64, miqtë kaluan për here te pare ne avantazh me golashënuesin e tyre Abubakar, nje rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fund te takimit. Ne renditjen provizore kryesojnë me 52 pike Benfika dhe Sporting me këta te fundit me nje ndeshje me pak, te ndjekur nga Porto ne kuotën e 49 pikëve