COVID-19 po shkakton vuajtje të shumta në të gjithë botën. Në Gjermani janë regjistruar 2.871 viktima qysh nga konfirmimi i rasteve të para.

Të infektuar në shtetin gjerman janë 125 mijë persona, duke e renditur kështu Gjermaninë në vendin e pestë për numrin e të prekurve me koronavirus. Këtë të diel në shtetin gjerman kanë humbur jetën 36 pacientë, ndërsa raste janë shtuar me 523.

Nga ana tjetër, në Holandë ka 2.737 viktima gjishsej, nga të cilat 94 janë raportuar vetëm në 24 orët e fundit.

Në orët e fundit është rritur edhe numri i të konfirmuarve pozitivë: 1.174 njerëz të tjerë janë të infektuar.

Edhe Zvicra është një nga shtetet më të goditura nga pandemia. Deri tani aty kanë humbur jetën 1.081 pacientë, ndërsa të prekur ka 25.300 vetë.

Ndërkaq, në të gjithë botën deri tani numërohen zyrtarisht 110.030 viktima nga Covid-19, kurse janë infektuar me virus 1.796.414 njerëz. Nga të gjithë të infektuarit në botë, janë shëruar deri tashmë 412.102 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *