Numri I viktimave këtë të enjte në Itali është 610, ose 68 të vdekur më shumë në raport me bilancin  ditës së mërkurë ( 542 viktima).

Totali i personave që kanë humbur jetën në vendin fqinjë nga fillimi I epidemisë e deri më tani ka shkuar në  18 mijë e 279.

Por lajme jo të mira vijnë edhe nga numri I të prekurve të rinj të cilët janë 4204 kundrejt 3836 të ditës së mërkurë dhe 3039 të ditës së martë.

Pra kemi të bëjme me një rritje prej 38% në dy ditët e fundit. Specialistet e justifikojnë me faktin se është rritur shumë numri I analizave të kryera gjatë ditëve të fundit.

Nga mesatarja 30-33 mijë analiza në ditë, tashmë autoritetet shendetesore kryejne 51 mijë analiza në ditë.

Bëhet e ditur se 1979 persona I janë shtuar totalit të personave të sëmurë në Itali, ndërkohë që të mërkurën shtimi I pacienteve te sëmurë kishte qënë me 1195 persona.

I vetmi ngushellim këtë të enjte është numri I lartë I personave të shëruar 1979, pak a shumë në të njëjtat shifra si edhe të mërkurën.

Edhe numri I personave që janë shtruar në pavione dhe ne terapine intensive këtë të enjte ka qënë I vogel, cka të paktën I vjen në ndihme spitaleve dhe personelit të tyre sa I takon shtreterve në dispozicion dhe aparateve të oksigjenit që janë të rëndësishme për të mbajtur në jetë pacientet në gjëndje më të rëndë.

Shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli konfirmoi se nga dita e pare e shfaqjes se virusit ne Itali e deri me sot jane prekur 143 mije e 626 persona.

Ai tha gjithashtu se 64 mije e 877 paciente jane aktualisht me simptoma te lehta ose te mesme ne shtepi ose 67% e totalit te personave qe aktualisht jane te semure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *