Gazeta Italiane “La Verita” ka publikuar këtë të shtunë një tjetër audiopërgjim ku përmendet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, duke thelluar edhe më tej skandalin “Zhvatja”.

 

Ne material dëgjohet se si Bajon Jovanovski i njohur si Boki 13, Kamçev dhe prokurorja speciale Katica Janeva, janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Pronari i televizionit flet per miqësinë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe fotot që ai ka bërë me të në studiot televizive. Madje, Boki 13 i thotë Kamcevit se do të takohej me kryeministrin. Kamçev nga ana tjetër i tregon gjatë bisedës telefonike se nuk mendon që kryeministri Zaev do të pranoje një takim.

 

Por pronari i televizionit e siguron bashkëbiseduesin se kryeministri e mbështet dhe se nuk do ta kundërshtojë në asnjë mënyrë vendimin e marrë nga prokuroria.

 

Gazeta Italiane “La Verita”, ka publikuar edhe 2 video të tjera  dhe audiopërgjime ku ngrihen dyshime për përfshirjen e prokurores së posaçme Katica Janeva në një skandal korrupsioni prej qindra mijë eurosh.

 

Në një letër publike Janeva e mohoi përfshirjen, por jo zërin e saj që dëgjohet në njërin prej audiopërgjime. Janeva tha se nuk ka bërë pazar të asnjë forme për ushtrimin e ndikimit dhe se nuk ka keqpërdorur detyrën e as ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *