“Plazhi i lirë” prej ditësh ka vijuar me operacionin për lirimin e hapësirave të zaptuara në plazhet e vendit.

 

Këtë të hënë është është bërë  i mundur lirimi i rreth 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 1000 çadra e shezlongë në Durrës.

 

Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht 2 pronarë, Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin  në Sektorin Rinia.

 

Gjithashtu  u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

 

Ndërkohë pritet që aksioni të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *