Tre mjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnje–Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në vendin e quajtur “Gorre”.

Sipas njoftimit të policisë, janë përplasur mjetet tip “Benz” me drejtuese shtetasen A.D, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh.D dhe një motokultivator me drejtues shtetasin D.P.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motokultovatorit dhe shtetësja me iniciale E.G. Kjo e fundit ka qenë pasagjere ne mjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasin Sh.D. Të lënduarit, aktualisht ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *