Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në minierën e Bulqizës.

Minatori me iniciale Y.Gj., rreth 47 vjeç, dyshohet se ka rënë nga furrneli në nivelin 18 të minierës më të madhe ACR.

Për pasojë, ai ka pësuar lëndime në kokë dhe trup.

Minatori ndodhet në spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në këtë minierë me pasojë plagosjen e minatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *