Tirana vazhdon marshimin drejt titullit kampion. Rinisja e kampionatit pas afro 3 muaj ndërprerje, I ka gjetur bardheblutë në formë. Skuadra e trajnerit Egbo fitoi 3 me 1 në transferten e Ballshit në duelin e javës së 27.  Në këtë mënyrë distance nga Kukësi ndjekës vazhdon të jetë 9 pikë.Kobinah , Batha dhe Muca ishin autore të golave në Ballsh ndërsa për vendasit kishte shkurtuar diferencat Peposhi.

Ndërkohe Kukësi firoi me shumë vështirësi 2 me 1 kundër Luftëtarit në “Elbasan Arena”. Veriorët shënuan golin e fitorës vetëm në minutën e 94 me anë të Abazaj duke mbajtur gjallë shpresat për titullin, të paktën matematikisht. Në duelet e tjera, Vllaznia fitoi 3 me1 në fushën e Flamurtarit ndërsa Laci dhe Teuta u ndanë në barazim 1 me 1.Të gjitha takimet u luajtën sipas protokollit, pa tifozë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *