Subscribe

Makina e përdorur nga trafikantët e drogës, të cilët në përpjekje për ti shpëtuar ndjekjes së policisë u përplasen me disa mjete të parkuara. Pamjet tregojnë momentet e arrestimit te 5 shpërndarësve te lendeve narkotike ne Tirane.

Te arrestuarit

Fatjon Bahiti, 27 vjeç

Abdyl Musagaj, 49 vjeç

Tomorr Shqezi, 53 vjeç

Ervin Myftiu, 39 vjeç

Nikolin Merko,45 vjeç,

 

Ngjarja ndodhi në Rrugën “Myslym Shyri” ne Tirane, ku edhe u finalizua operacioni i agjenteve te antidrogës.

 

Policia e kryeqytetit kishte marrë informacion në rrugë operative, se automjeti tip Benz A Class po transportonte heroinë.

 

Trafikantët nuk ju bindën urdhrit të patrullës për të ndaluar. Dëshmitarët në vendngjarje thane se dëgjuan edhe te shtëna armesh. Pak momente nga përlaja e makinës autorët u neutralizuan. Burime te policisë i bene me dije Vizion Plus se personat përfunduan ne pranga, ndërkohe qe po vijojnë kërkimet per te tjerë te implikuar. Pas kontrollit ne mjet është gjetur nje kilogramë heroine e pastër. Dyshohet se droga kishte si destinacion tregun e kryeqytetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *