Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në Tiranë. Një person ka humbur jetën brenda një autobusi.

Bëhet fjalë për një 65-vjeçar, ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë në autobusin me të cilin udhëtonte. Dyshohet se ai pësoi arrest kardiak.

Po ashtu, policia njofton se dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin sot në kryeqytet, ku një 12-vjeçar plagosi me thikë vëllanë e tij, 17 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *