Pasditen e kësaj të marte një pikë kredidhënie të vogla është grabitur në Tiranë.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka marrë një sasi parash dhe më pas është larguar me vrap.

 

Sipas informacioneve në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *