Harun Çelik është anëtari i pare i lëvizjes Gylen në Turqi që dëbohet nga shteti shqiptar.  Dëbimi i tij është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit.

 

Zëdhënësi Gentian Mullai tha se Harun Çelik u kap nga policia kufitare e Rinasit gjatë përpjekjes për kaluar territorin shqiptar me dokumente false në verën e 2019-ës.

 

Për këtë vepër tha ai, 42 vjeçari, me profesion mësues, u dënua nga Gjykata e Tiranës me 5 muaj e gjysmë burg dhe në përfundim të kryerjes së dënimit dhe në bazë të ligjit për të huajt, u krye riatdhesimi.

 

Lajmi i dëbimit të tij shkaktoi reagime në disa media turke. Ato raportojnë se operacioni i largimit të anëtarit të organizatës “Gylen”, Harun Çelik, nga Shqipëria drejt Turqisë, është kryer nga Shërbimi i Inteligjencës Turke.

 

Pesë vite më parë, ishte Kosova që dëboi pesë shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar reagimin e ndërkombëtarëve dhe kritika të forta nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut.

 

Shqipëria renditet ndër vendet e pakta që pranon kërkesat e presidentit Erdogan për të dërguar në Turqi për çdo person të lidhur me lëvizjen Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *