Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë përcjell urimet në platformat e tyre online.
“Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë” shkruan presidenti Bajram Begaj.
Po në facebook ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shprehet ai.
Mesazhi nuk ka munguar as nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila uroi pavarësinë e Kosovës nga salla e parlamentit, duke kujtuar gjithë sakrificat. Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008./vizionplus.tv