Subscribe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e presidentes Vjosa Osmani, e cila u zgjodh mbrëmjen e te dielës. Menjëherë pas votimit te saj ne parlament kane nisur edhe reagimet. Tirana Zyrtare ka përshëndetur zgjedhjen e Vjosa Osmanit . Presidenti Ilir meta ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin ne funksion te thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe  Kosovës.

 

Ndërsa per kryeministrin Edi Rama zgjedhja e Presidentes së re përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizmin e programit qeverisës.

 

Komisionari për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak kane qënë ndër të parët nga ndërkombëtarët që kanë uruar Vjosa Osmanin. Sipas tyre vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi mbetet një prej çështjeve më thelbësore.

 

OLIVER VARHELYI

 KOMISIONARI PËR ZGJERIM I BASHKIMIT EVROPIAN

“Urime presidentes Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj! BE pret të punojë me presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e lidhura me BE, në interes të njerëzve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor.”

 

Edhe zyrtarët e  Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës uruan presidenten e re Vjosa Osamani, duke theksuar se mbeten aleatë besnik të Kosovës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *