Është shoqëruar me tension ndeshja mes Kastriotit dhe Tiranës ku vendasit arritën të mposhnin bardheblutë e kryeqytetit me rezultatin e ngushtë 1 me 0.

 

Një penallti e akorduar nga gjyqtari ndeshjes Olsi Sokoli për ekipin vendas ka bërë që dhe në këtë javë të Superligës të mos evitohen konfliktet në fushë.

 

Me mbylljen e ndeshjes, tranjeri bardheblu Ardian Mema është afruar që të kërkojë shpejgime tek gjyqtari por që nuk është lejuar nga forcat e policisë.

 

Kjo gjë ka bërë që të nxehen gjakrat në stolin bardheblu dhe të nisin konfrontimet.

 

Por edhe pse për një moment u dukë se situata u qetësua konfrontimet kanë vijuar dhe në dhomat e zhveshjes ku raportohet se ka pasur edhe dhune.

 

Humbja përballë Kastriotit ishte e para për ekipin bardheblu për 2019-ën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *