Tiranës i janë dashur plot 5 vite qe të sigurojë një fitore në derbi. Bardheblutë ia dolën të fitojnë 2 me 1 në supersfiden e javes se 15 të superiores. Nje ndeshje që spektaklin më te madh e pati në tribunat e stadiumit të ri ku 19 mijë tifoze dhuruan vërtet shume emocione.

 

Sa i takon kronikes  ishte Batha që kaloi Tiranën që në minutën e 8 ne avantazh me një gol me kokë.

 

Por Partizani barazoi shpejt me Bardhin që në fakt ishte dukshem në pozicio  jashtë loje. Tirana luajti më mirë dhe u shperblye në fund ne minutën e 90 me një gol të Kobina që coi peshe entuziazmin bardheblu. Bardheblutë kane 22 pike tani,  3 më pak sesa Partizani.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *