Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Kreu i IDF: Sulmi i fundit ndaj Iranit ishte...

Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit

Kërcënime, telefonata dhe “lojë rolesh”, Trump-Netanyahut: Më mirë bëj...

Ngjarje tronditëse në Çeki, nëna u hedh fëmijën e...

Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen drejtues të...

E rëndë, 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi

Rama: BE po na financon, deri në 2028 do...

Debati për Zvërnecin, Rama i përgjigjet senatorit demokrat: Shqipëria...

Tirana dhe Struga nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Veliaj: “Promovimi i të rinjve, pasaporta jonë europiane”

6 Qershor 11:57

Tirana dhe Struga do të punojnë bashkë për zhvillimin e nismave dhe projekteve në fushën e teknologjisë, mjedisit, turizmit dhe kulturës. Bashkia e Strugës, në bashkëpunim me Lëvizjen Popullore “Bashkimi”, ka shprehur interesin të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës dhe Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon për realizimin e këtyre nismave.

 

Në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy qyteteve, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu vullnetin e Tiranës për të çuar përpara projektet.

 

“Nëse kemi hapësira ku mund të bashkëpunojmë, për të forcuar marrëdhëniet dhe të organizojmë aktivitete të përbashkëta, ta bëjmë me shumë kënaqësi këtë vit, kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Shumica e stafit janë të rinj, pjesa më e madhe e drejtuesve janë vajza dhe zonja, çka tregon fytyrën tonë të emancipuar. Pasaporta jonë europiane është jo vetëm si duken qytetet, por edhe si menaxhohen”, deklaroi Veliaj.

 

Ai u shpreh se marrëdhënia speciale mes dy qyteteve reflektohet edhe në numrin e lartë të turistëve në të dy anët.

 

“Dua që qytetarët, këtej dhe andej kufirit, ta shfrytëzojnë këtë hapësirë të përbashkët turistike, si për qytetarët e Strugës që vijnë në fundjavë në Tiranë për muzikë, shoping apo aktivitete, dhe anasjelltas. Një milion qytetarë të Tiranës kanë një mundësi të shkëlqyer ta vizitojnë Strugën. Mezi pres që, siç ne kemi një raport special, ashtu edhe qytetarët tanë ta kenë një raport të tillë special mes tyre dhe të mundohemi t’i inkurajojmë lëvizjet këtej dhe andej kufirit”, dekleroi Veliaj.

 

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko vlerësoi Tiranën si shembull që duhet ndjekur edhe nga njësitë e tjera vendore në rajon.

 

“Është privilegj për ne, si qytet i vogël, të bashkëpunojmë me një bashki shumë të madhe dhe me një kryetar që e njeh e tërë bota, jo vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo rajoni. Çdo herë ju kemi ndjekur dhe ju kemi si “brand” të kryetarëve në rajon. Masat që merrni dhe punët që bëni kemi filluar t’i praktikojmë edhe nëpër bashkitë dhe komunat tona. Ju jeni këtë vit Kryeqyteti i të rinjve dhe të rejave, që edhe për ne është një shtysë në këtë drejtim. Masat që keni marrë, si Dita pa Makina ose mbjellja massive e pemëve, na ka inkurajuar edhe ne që të ndërmarrim nisma të tilla. Tirana është edhe si udhërrëfyese e punëve që duhet t’i bëjmë edhe ne”, u shpreh Merko.

 

Marrëveshja e lidhur mes Tiranës dhe Strugës parashikon bashkëpunimin për binjakëzimin mes dy bashkive, zhvillimin e turizmit, krijimin e javës kulturore “Kultura e dy qyteteve”, zhvillimin e aplikacionit online për kapacitetet industria–ekonomike, zbatimin e projektit për mbrojtjen nga ndotja “Të dielat jeshile”, projektin e mbjelljes së pemëve nga qytetarët “Pema ime binjake”etj.

Posted Under:
Uncategorized
Tagged:
Promovim Struga Tirana Veliaj

Nga e njëjta kategori

BE transferon miliarda të tjera për Ukrainën

më shumë...

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen e numrit të pushuesve

më shumë...

Keqtrajtimi i aktivistëve ne Izrael, Tirana dënon sjelljen e ministrit të Sigurisë Itamar Ben-Gvir

më shumë...

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill 2.8%, ndikuan karburantet dhe transporti

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

6:16

Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen...

6:12

Kreu i IDF: Sulmi i fundit ndaj...

5:54

Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së...

5:51

Kërcënime, telefonata dhe “lojë rolesh”, Trump-Netanyahut: Më...

5:31

Ngjarje tronditëse në Çeki, nëna u hedh...

5:30

Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen...

5:11

E rëndë, 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht...

5:02

I dënuar me 15 vite burg për...

4:42

Rama: BE po na financon, deri në...

4:30

Debati për Zvërnecin, Rama i përgjigjet senatorit...

3:57

AKU forcon bashkëpunimin me autoritetet holandeze për...

3:46

“Kur unë erdha në qeveri nuk kishte...

3:39

“Nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv”,...

3:34

Foto/ Ky është 41-vjeçari që dyshohet se...

3:27

Rama: 90% e pemëve në Tiranë janë...

3:21

“Edhe mua do më neveritej nëse kryeministri...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.