Subscribe

Zgjedhjet parlamentare të 2021-ish ndryshojnë hartën elektorale. Lëvizjet e popullsisë bëjnë që të ndryshojnë numrat e mandatave për deputetë në tre qarqe, të Tiranës, Dibrës dhe Gjirokastrës.

 

Ndryshe nga zgjedhjet e fundit, Tirana nuk do të nxjerrë më 34 deputetë por dy më shumë, pra 36. Ndërsa Dibra dhe Gjirokastra, nga një më pak, përkatësisht pesë dhe katër.

 

Vendimarrja e Komisionit Rregullator, vjen pas përllogaritjes se mandatave sipas numrit të popullsisë. Formula e ndjekur si edhe në zgjedhjet e kaluara është pjesëtimi me 140, aq sa janë mandatet në parlament me numrin e shtetasve të dhënë zyrtarisht nga Ministria e Brendshme, që katër muaj para fillimit të periudhës zgjedhore është mbi  4.5 milionë.

 

Nga përllogaritja del se mandati i një deputeti fitohet me mbi 32 mijë vota.

 

Duke qenë se numri i votave të kërkuara është me presje dhjetore, Komisioni Rregullator, vendosi që ajo t’i kalohet zonave zgjedhore që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, e konkretisht qarkut Tiranë, Dibër dhe Gjirokastër.

 

Kjo zhvendosje mandatesh, ne pritje per tu miratuar zyrtarisht nga Komisioni Rregullator, duket se ka gjetur dakordësinë e të gjitha palëve politike pasi asnjëra prej tyre nuk humb asnjë mandat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *