Subscribe

Ky instrument muzikor i njohur si “Buria e Tiranës”, është një prej veglave më të veçanta të Shqipërisë së mesme. Ajo bën pjesë në grupin e aerofonëve dhe sot është thuajse e panjohur.

 

Me një përbërje të veçantë nga lëndë drusore ky instrument stinor përdorej shpesh dekada më parë në rituale tradicionale nga familjet autoktone tiranase.

 

ERMAL SELA

 

TROMPIST

 

“Ky instrument krijohet gjatë stinës së pranverës kur dhe pemët janë të lëngshme dhe prehen në këtë lloj forme për të krijuar këtë instrument. Nga materiali që ka është pak dit jetëgjatë, pra në moment që thahet e humbet dhe funksionin e tij. Përdoreshin për argëtim, për krijim e zhurmave në gëzime. Me anë të këtyre zhurmave krijoheshin ato që i njohim si kakofoni muzikore.”

 

Instrumentet muzikorë që nga pipëzat, çyrja, curlet, lahuta e deri tek dajret e daullet, vijnë për herë të parë të gjitha bashkë në ekspozitën “Tinguj të heshtur”. Kjo ekspozitë synon të risjellë në kujtesë tingujt e prodhuar prej tyre dhe për t’u nxjerrë nga pluhuri i harresës.

 

MIKAELA MINGA

 

ETNOMUZIKOLOGE

 

“Vërtet janë të heshtur, por dhe përmes heshtjes së tyre janë në gjendje të nxitin për të mësuar. Një pjesë e tyre nuk përdoren por disa vijojnë të kenë një jetë aktive por në reduktim e sipër pasi instrumentet teknologjike po i zëvendësojnë. Padyshim që mbeten karakteristike pipëzat për Tiranën ashtu si dhe daullja dhe cyrlja për zonat e malësisë së Tiranës.”

 

Ekspozita u hap në ambientet e Institutit re Antropologjisë kulturore, ndërkohë që secili prej këtyre instrumenteve është pjesë e arkivit etnografik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *