Nje 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I. S.

 

Shtetasi me iniciale H.L. nuk është i panjohur për policinë, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e dy makinave të tjera.

 

“Më datë 19.02.2020, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, ka thyer xhamin e një mjeti në pronësi të shtetasit M. K. Më datë 16.02.2020, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, ka thyer xhamin e një mjeti në pronësi të shtetasit K. Z.”

 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *