Këtë të shtunë, rreth orës 16:00, te terminali i jugut është gjetur i vetëm një fëmijë i quajtur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk e mban mend ku e ka shtëpinë.

 

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj kërkon ndihmën e qytetarëve në mënyrë që djali i vogël të kthehet pranë prindërve të tij.

 

“Ju lutem na ndihmoni që ky kingu i vogël i gjetur sot te terminali në Tiranë të kthehet pranë prindërve – merrni Policinë tel 112 për të na dhënë info nëse e njihni! Ju falenderoj shumë”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

 

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *