Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar thirrjet e ambasadorëve drejtuar partive politike në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ata bëjnë apel që kandidatët të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion.

Në një postim në “Facebook”, Patozi shkruan me ironi se nëse korrupsioni do të futej si kriter, disa parti politike edhe mund të shkriheshin fare.

“Ambasadorët nuk e kanë keq…Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të pastra për 25 prillin. Sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje. Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin. Sepse po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *