Policia e Vlorës ka arrestuar një 22-vjeçar, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se i riu theu masën e sigurisë dhe kishte dalë me makinë, i armatosur.
22-vjeçarit iu gjet një pistoletë gjatë kotrollit fizik. Ai akuzohet për veprat penale për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Bashkë me të, në pranga ka rënë edhe shoqëruesi i tij, M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
“Në vijim të punës intensive për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe ndalimin e shtetasve që shmangin detyrimet ndaj masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
* Sh. Z., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
* M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Shtetasi Sh. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ndodhej edhe shtetasi M. D.
Gjatë kontrollit të shtetasit Sh. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava””, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv





