Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Peqinit, nën akuzën e thyeres së masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

 

I ndaluari është shtetasi me iniciale B.H., 30 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si i dyshuari  i vjedhjes së banesës së shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019 në Peqin.

 

Sipas policisë 30 vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll  për verifikim e masë së sigurisë por nuk e kanë gjetur  në banesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *