Një 35-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe drejtonte automjetin pa leje drejtimi është arrestuar nga policia e Tiranës.
Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë i gjetën 35-vjeçarit edhe lëndë narkotike kanabis.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese në terren, kanë konstatuar një automjet me xhama të zinj dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, me qëllim kryerjen e verifikimeve.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja””, njoftoi policia.
Në pranga ra shtetasri S. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./vizionplus.tv