Theu masën “arrest shtëpie” dhe tentoi të kalonte kufirin, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari nga Tirana

Policia Kufitare e Bllatës ka ndaluar në dalje një 31-vjeçar nga Tirana, i cili tentoi të kalonte kufirin në kundërshtim me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Shtetasi K. B., 31 vjeç, u kap gjatë kontrolleve të imtësishme të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat kanë si qëllim evidentimin dhe ndalimin e shtetasve në kërkim apo atyre që tentojnë të shmangin përgjegjësinë penale përmes daljeve të paligjshme nga territori shqiptar.
Pas verifikimeve, rezultoi se ai kishte thyer masën e sigurisë dhe po përpiqej të largohej jashtë vendit.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme ligjore.
/vizionplus.tv




