Një 35-vjeçar, i cili është infektuar me koronavirus, është proceduar penalisht dhe është gjobitur me 700 mijë lekë të reja, pasi theu karantinën duke dalë nga shtëpia.

Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e mërkurë në banesën e B.D., me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, 35-vjeçari, me banim në Fier, nuk ishte më shtëpi gjatë asaj kohe, por kishte dalë jashtë, duke shkelur masën antiCovid .

Policia apelon që të gjithë të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vetëkarantinimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *