I qeshur dhe duke u tallur me veten. Kyliane Mbappé foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Francë-Belgjikë, e vlefshme për 1/16 e Euro 2024.

Ishte e pashmangshme të fliste për dëmtimin e tij në hundë kundër Austrisë, ku sulmuesi madrilen theu hundën.

“Nuk e mendoja shumë në atë kohë. Nuk ndjeva sikur më ishte thyer hunda. Kur pashë shprehjen në fytyrën e portierit të tyre që e kuptova që diçka nuk shkonte e pashë veten në pasqyrë dhe mendoj se ishte një ide e keqe”, tha Mbappe.

“Kur luan me hundë të thyer dhe nuk operohesh, bëhesh objektiv. E dija se në çfarë po futesha. Nuk është një situatë e re, unë mund të përballoj goditjet, jam gati të jap gjithçka për këtë fanellë. Të luash me maskë është një tmerr absolut. Kam ndërruar maska ​​sepse çdo herë diçka shkonte keq. Është e ndërlikuar sepse kufizon shikimin. Kisha përshtypjen se isha në 3D, se nuk po luaja atje me ta”, tha futbollisti. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *