Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar i cili kishte thyer masën e sgurisë “arrest shtëpie”.
Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në rrugë, shtetasin E. S., i cili kishte dalë nga banesa në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
103 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen në doza;
23 000 lekë dhe 940 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike;
1 armë të ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme./vizionplus.tv





