Themeluesi i rrjetit social “Twitter”, Jack Dorsey po planifikon të dhurojë një miliardë dollarë, ose një të tretën e pasurisë së tij totale, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ai informoi se donacioni paraqet rreth 28 për qind të pasurisë së tij.

 

Dorsey e bëri këtë me dije në “Twitter”: “Nevojat janë gjithnjë e më urgjente. Shpresoj se kjo gjë do t’i inspirojë të tjerët”. 43-vjeçari i është bashkuar listës së personaliteteve të njohur që po ofrojnë një pjesë të pasurisë së tyre për përballimin dhe triumfimin në betejën kundër virusit.

 

Më herët, edhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhuroi 30 milionë dollarë. Ndërkohë, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos,dha 100 milionë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *