Subscribe

Ngjarja e raportuar një ditë më parë për helmimin e disa personave në një lokal në Elbasan, duket se ka qënë më e rëndë sesa u bë e ditur fillimisht.

 

Bëhet e ditur se në total janë helmuar rreth 80 shtetas dhe nga këto 36 janë të shtruar në spital.

 

Sipas nëndrejtorit të qendrës spitalore Luan Rapi  në qëndrën spitalore të elbasanit janë paraqitur 36 persona me shqetësime  nga këto 34 të rritur janë shtruar ne spitalin efektiv dhe dy janë fëmijë janë të shtruar në pediatri.

 

Përvec të shtruarëve gjatë mbrëmjes së djeshme  ka pasur edhe të shumtë dasmorë që kanë marrë shrbime ambulatore .

 

Sipas mjekeve  ata kanë manifestuar të vjella , marrje mendshë,temperature dhe diare. Sipas mjekeve gjendja është nën kontroll , dhe jashtë rrezikut për jeten ,vetëm dy raste janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

 

Mësohet se edhe AKU dhe shërbimi sanitare kanë ndërhyrë për këtë situatë duke marrë mostrat e ushqimëve që ndodheshin në lokal, si dhe kanë bllokuar aktivitetin e ketij biznesi deri në zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk ka ndonje te dhene se kush ka qene shkaku i helmimit te dasmoreve duke rrezikuar jeten e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *